Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski sot në seancën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të marrë vendimin se është zgjedhur kryetar i vendit.
Më herët KSHZ do të mbajë seancë publike ku do t’i publikoj rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet presidenciale.
Pendarovski nesër do të inaugurohet në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën edhe zyrtarisht do të fillojë mandatin pesëvjeçar.
Në seancë Pendarovski do të mbajë fjalim ceremonial para deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, liderëve fetarë, zyrtarëve të lartë të Ushtrisë, korit diplomatik dhe mysafirëve nga jashtë vendit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për AIM njoftoi se deri më tani praninë e tyre në inaugurimin e Pendarovskit e kanë konfirmuar presidentin bullgar, Rumen Raev, kryetari i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi./Telegrafi/