Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite do të mbajë fjalim para deputetëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në Kuvend, pasi e mori detyrën në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re në Kuvend.
Sipas nenit 85 të Kushtetutës së RMV-së, presidenti i vendit e informon Kuvendin për çështje që janë nën kompetencë të tij, së paku një herë në vit.
Kuvendi mund të kërkojë mendim për çështje që janë nën kompetenca të presidentit./Telegrafi/