Telegrafi

Pendarovski: Sot bëhemi edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, përmes një video informoi se sot në ora 13:00 me kohën lokale të vendit tonë do të bëhemi zyrtarisht anëtare e 30-të e NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pranimi zyrtar do të bëhet sot në orën 11:30 me kohën e SHBA në Uashington. Megjithëse për shkak të periudhës së vështirë që po kalojmë, ne nuk mund të gëzohemi dhe festojmë këtë ngjarje ashtu siç duhej, por këto janë sukseset që pas pothuajse tre dekadave të pavarësisë konfirmojnë sigurinë e Maqedonisë dhe garantojnë të ardhmen tonë”, tha Pendarovski.

Presidenti i shtetit gjithashtu informoi se ai u kishte dërguar letra udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së në mirënjohje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Komisioni Evropian do të fillojë përcaktimin e kornizës së bisedimeve, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të zhvillohet së shpejti”, deklaroi Pendarovski./Telegrafi/