Kandidati për kreyetar shteti, Stevo Pendarovski deklaroi se këndërkandidatja e tij, Gordana Siljanovska nuk e ka dënuar dhunën e 27 prillit të para dy viteve në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas tij, kjo ngjarje ishte një nga episodet më të shëmtuara në historinë e Maqedonisë Moderne, duke shtuar se as partia organizatore OBRM-PDUKM nuk e ka dënuar këtë rast, as në atë vit, e as tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski shtoi se në Evropën Moderne nuk ka ndodhur diçka e tillë në shekujt e kaluar.
Ai shprehet se kjo ngjarje nuk ishte në rregull, nuk ishte demokratike dhe se praktika të tilla nuk do të përsëriten./Telegrafi/