Presidenti Stevo Pendarovski sot kishte takim me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski.
Në takim Pendarovski është informuar për proceset vijuese të reformave në gjyqësi si dhe me veprimtarinë dhe kapacitetet e Entit Shtetëror për Statistika në prag të zbatimit të regjistrimit të popullsisë.
Siç theksojnë nga kabineti i presidentit, drejtori i ESSH-së, Apostol Simovski ka theksuar se ESHS është i përgatitur për zbatimin e regjistrimit dhe pret që ligji sa më shpejt të miratohet në mënyrë që të veprohet në kohë.
Presidenti pret se me ligjet e reja do të vendosen standardet më të larta të “Eurostat” me qëllim që të realizohet një regjistrim kredibil dhe i vlefshëm, ashti siç i ngjan një shteti.
Ministri i Drejtësisë ka njoftuar Pendarovskin për metodologjinë e vlerësimit të punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave si dhe për mjetin e ri për filtrimin dhe kontrollimin e punës së gjykatësve dhe gjyqeve.
Presidenti ka përshëndetur vendimin e Këshillit për Reforma në gjyqësi për veting të gjykatësve duke vlerësuar se kjo do të rrisë besimin e qytetarëve në punën e gjyqësisë./Telegrafi/