Site icon Telegrafi

Pendarovski: Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim princin Edward, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Pendarovski ka shprehur falënderim për mbështetjen për Maqedoninë e Veriut, duke shpresuar që në të ardhmen do të thellohet edhe më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presidenti Pendarovski e ka njoftuar princin Edward me prioritetet e punës së tij në pesë vitet e ardhshme, me qëllim që të sigurojë mbështetje për përparimin e vendit dhe realizimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin në BE dhe NATO. Pendarovski theksoi nevojën e përmirësimit të perspektivave për të rinjtë, përmes bursave për studentët, mbështetjes së avancimit shkencor dhe teknologjik të shtetit”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se princi Edward në takim ka shprehur kënaqësi që për herë të dytë e viziton Maqedoninë e Veriut, ndërsa e ka uruar edhe Pendarovskin për marrjen e detyrës së kryetarit të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version