Site icon Telegrafi

Pendarovski shpreh ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri

Ngushëllime të thella për viktimat dhe të dëmtuarit në tërmetin që goditi Shqipërinë herët në mëngjes shprehu Presidenti, Stevo Pendarovski në një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Pendarovski, siç informojnë nga kabineti i tij, i ka ofruar mbështetje Presidentit Meta, ndërsa kabineti është në vazhdimësi në koordinim dhe nëpërmes aktiviteteve të sinkronizuara tu ofrohet ndihmë familjeve të viktimave dhe të lënduarve në Shqipëri.

Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar telegram ngushëllimi deri tek Presidenti Meta.

“Me keqardhje të thellë e pranova lajmin për tërmetin e cila shkaktoi tragjedi të thellë në Republikën e Shqipërisë dhe shpreh ngushëllime të thella për viktimat dhe dëmet nga kjo katastrofë natyrore. Në këto momente të vështira për Ju, për qytetarët e vendit Tuaj dhe familjet e viktimave, të lënduarve dhe atyre që ngelën pa shtëpi, më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe emrin tim personal të Ju dërgojë ngushëllime të thella”, thotë Pendarovski./Telegrafi/

Exit mobile version