Presidenti Stevo Pendarovski priti Erdogan Saraç, kryetar i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve.
Në takim u diskutua për pozitën e pjesëtarëve të bashkësisë etnike turke në vend, si dhe për përpjekjet dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesëtarët e bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e Veriut, së bashku me bashkësitë tjera etnike, japin kontribut aktiv në ndërtimin e një shoqërie të barabartë, të qëndrueshme dhe të begatë.
Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, e cila është mike e vjetër dhe partnere strategjike e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/