Telegrafi

Pendarovski: Procesi i bisedimeve për në NATO do të jetë rutinë (Video)

Koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski, sot deklaroi se procesi do të jetë rutinor dhe shtoi se Maqedonia ka njerëz të aftë nga gjitha ministritë që e dinë punën e tyre.

“Praktikisht kemi pasur dy sesion paradite dhe dy pasdite dhe kështu do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme. Kemi filluar në mënyrë të shkëlqyer. Sesionet kanë qenë të shpejta dhe efektive pasi Maqedonia është kandidati që ka pritur më gjatë. Ekipi që ka ardhur këtu është nga gjitha ministritë dhe organet shtetërore, dhe jemi të gatshëm për këtë”, tha mes tjerash Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, delegacioni i qeverisë i udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska, së bashku me Stevo Pendarovskin, sot kanë filluar zyrtarisht bisedimet për anëtarësim të vendit në NATO./Telegrafi/