Telegrafi

Pendarovski pret që gjatë muajit tjetër Spanja të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Foto: AIM

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni, tha se pret që Spanja ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ta bëjë në muajin mars.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky proces duhet të përfundojë rreth datës 10 mars. Pastaj do të mbeten disa detaje teknike që Kuvendi ynë në Shkup do të duhet t’i shqyrtojë”, tha Pendarovski, informon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Spanja është vendi i vetëm që nuk ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/