Site icon Telegrafi

Pendarovski pret listën e ambasadorëve nga Qeveria, mungojnë 22 ambasadorë

Presidenti Pendarovski është ende në pritje të listës së emrave të propozuar të qeverisë për të mbushur vendet e lira. Megjithëse u njoftua pas marrjes së detyrës procedurat do të përshpejtohej dhe se vendet e lira në ambasadat do të mbusheshin përfundimisht, gjashtë muaj më vonë diplomacia e Maqedonisë vazhdon të funksionojë pa ambasadorë në më shumë se njëzet e dy ambasada në të gjithë botën dhe katër misione të përhershme, nga 57 sa janë gjithsej.

Në mesin e tyre vendi i lirë i ambasadorit për gati se një vit është në SHBA, partnerin strategjik të vendit, por edhe në misionin e NATO-s, megjithëse vendi pret që të bëhet një anëtare e plotë deri në fund të vitit më së voni. Postet e ambasadorit në pothuajse të gjitha vendet fqinje, përveç Bullgarisë, janë gjithashtu të lira, më saktë nuk kemi ambasadorë në Serbi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, por edhe në Kroaci dhe Mal të Zi. Nuk ka asnjë ambasador në Belgjikë, Holandë, Itali, Rusi, Kinë, Australi. Disa nga postet e ambasadorëve kanë qenë të lira nga viti 2016.

“Procesi i zgjedhjes së ambasadorëve në misione diplomatike dhe konsullore po vazhdon. Kabineti i Presidentit është në konsultë të vazhdueshme me Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse të Punëve të Jashtme. Deri më tani asnjë listë e propozimeve për ambasadorët e ardhshëm nuk është paraqitur nga qeveria”, thonë nga kabineti i Presidentit për “Telma”.

Deri më tani, asnjë nga institucionet në fjalë nuk ka treguar se ku është bllokuar lista e ambasadorëve./Telegrafi/

Exit mobile version