Telegrafi

Pendarovski: Po menaxhojmë mirë epideminë, s’ka nevojë për të shpallur gjendje krize

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas mbledhjes të Këshillit për Siguri tha se vendi nuk ka nevojë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

“Tani për tani po menaxhojmë mirë me epideminë, s’ka nevojë që të shpejtojmë me shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin dhe mbylljen e vendkalimeve kufitare”, tha Pendarovski

Pendarovski ju bëri apel qytetarëve që t’i respektojnë vendimet dhe rekomandimet qeveritare por gjithashtu ju bëri apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit të mos vinë këtu, edhe pse e kanë të drejtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se prej sot Këshilli për Siguri do ta ndjek situatën dhe se do të takohen çdo ditë për të diskutuar rreth coronavirusit në Maqedoni./Telegrafi/