Presidenti Stevo Pendarovski priti Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshal Stuart Pitch, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim u shkëmbyen opinione dhe informacione mbi proceset aktuale në vend, në dritën e anëtarësimit të afërm në NATO.
Në takim, Presidenti Pendarovski u njoftua me gjendjen aktuale në Irak dhe Lindjen e Mesme. Anëtarësimi i plotë në NATO, tha Pendarovski, është një nga prioritetet kryesore strategjike të Maqedonisë së Veriut, i përcaktuar që nga fillimi i pavarësisë së saj.
Kontributi në misionet dhe stërvitjet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, sipas Pendarovski, janë dëshmi se Ushtria jonë është e gatshme të kontribuojë në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.
Presidenti Pendarovski ripohoi mbështetjen për reformat e mëtutjeshme në Ushtri dhe rritjen e buxhetit të saj në 2% të BPV-së deri në vitin 2024./Telegrafi/