Site icon Telegrafi

Pendarovski: Nuk shoh ndonjë bazë për veto të re bullgare

Presidenti Stevo Pendarovski sot në konferencën për shtyp pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke folur për gjendjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, theksoi se nuk sheh bazë për veto të re nga Sofja.

“Nuk mund ta di se çfarë do të bëjë pala bullgare. Çdo shtet i merr vendimet e tij në mënyrë sovrane, autonome.

Edhe pse të jem i sinqertë, nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re. Kështu që nuk mund ta di.

Unë nuk mendoj kështu. Shpresoj që të mos shkojnë në atë drejtim, sepse të gjithë e dini se çfarë po them. Ju e dini se janë provokatorët ata që e bëjnë këtë”, theksoi Presidenti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e mundur një veto e re bullgare./Telegrafi/

Exit mobile version