Telegrafi

Pendarovski nuk ka qëndrime të njëjta me këshilltarin e tij Denko Maleski

Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski informon se qëndrimet e Presidentit për marrëdhëniet maqedono-bullgare nuk korrespondojnë me të këshilltarit të tij Denko Maleski, por nga atje thonë se këshilltari ka të drejtë të shprehë publikisht mendimin e tij.

“Pikëpamjet e fundit të shprehura publikisht të Maleskit nuk korrespondojnë me mendimet dhe pikëpamjet e Presidentit Pendarovski për marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari. Kanë kaluar koha, ku të gjithë këshilltarët e presidentit dhe kryeministrit, deri tek i fundit, kishin për detyrë të përsërisnin pikëpamjet e eprorëve të tyre”, thonë nga kabineti i Pendarovski për “Radio Evropa e Lirë”.

Maleski është këshilltar i jashtëm i Presidentit Pendarovski, i cili ka dy këshilltarë të huaj për çështje të politikës së jashtme. Në kabinet, këshilltarë të përhershëm për këto çështje janë Ambasadori Goce Karajanov dhe Aleksandar Spasov me të cilët presidenti po komunikon çdo ditë. Përveç këtyre Presidenti konsultohet me ekspertë dhe profesorë të tjerë nga komuniteti akademik dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë./Telegrafi/