Site icon Telegrafi

Pendarovski: Nuk ka nevojë për referendum për anëtarësim në NATO

Për Stevo Pendarovskin, bashkërendues kombëtar për NATO, nuk është i nevojshëm një referendum për anëtarësim në NATO, ose jo, sepse ftesa do të vinte nga një organizatë ndërkombëtare, e jo për një bashmi, që përdoret për shtet të përbashkët të më shumë subjekteve, pa marrë parasysh llojin e rregullimit shtetëror.

Ai thekson se në këtë rast nuk shfrytëzohet Neni 120 i Kushtetutës, që ka të bëjë me një lidhje apo union me shtete tjera, por në një organizatë ndërkombëtare.

Pendarovski konsideron se rënia e përqindjes së mbështetjes së qytetarëve për anëtarësim në NATO vjen si rezultat i propagandave kundër NATO-s dhe gënjeshtrave që përhapen në opinionin publik.

Sipas tij, nëse ka referendum, do të ishte për çështjen e emrit, që është pengesa kryesore për ftesën e NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version