Telegrafi

Pendarovski nuk e din pse Çulev kërkon që ta kthejë automjetin

Një ndër 35 automjetet që ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev ka kërkuar të kthen është edhe automjeti që e përdor kryetari, Stevo Pendarovski.

“Jemi njoftuar se ka komunikim të brendshëm në kuadër të MPB-së, ku kërkohet kthimi i një automjeti që e përdor kryetari i shtetit. Nuk e dimë se cili është motivi, por theksojmë se siguria e kryetarit është obligim ligjor i MPB-së”, thonë nga kabineti i Pendarovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme, ministri teknik Çulev tha se automjetet e MPB-së duhet të kthehen.

Ai sot njofti se deri më tani është kthyer vetëm një automjet./Telegrafi/