Site icon Telegrafi

Pendarovski nesër në Serbi, do të takohet me Vuçiqin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, më 22 dhe 23 nëntor 2019 do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

Nesër (e premte) në pallatin “Serbia” në Beograd, Pendarovski do të pritet me nderime ushtarake dhe shtetërore nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Të dy presidentët do të kenë takim kokë-më-kokë, ndërsa më pas do të ketë edhe takim në mes delegacioneve të të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Parashihet që Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe Ana Brnabiq, kryetaren e Kuvendit Popullor të Serbisë Maja Gojkoviq, si dhe me zyrtarë tjerë në Serbi.

Të shtunën (23 nëntor), Pendarovski në Novi Sad do të merr pjesë në Forumin Rajonal Rinor dhe do të mbajë fjalim në panelin: “Adresimi i të rinjve para zyrtarëve qeveritarë: prezantimi i dialogut politik mijëvjeçarë”, së bashku me Aleksandar Vuçiqin dhe presidentin e Sllovenisë Borut Pahor./Telegrafi/

Exit mobile version