Telegrafi

Pendarovski: Nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas, atëherë nuk na duhet BE

Nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas dhe gjuha për të cilën flas të mos jetë maqedonase, atëherë nuk kemi nevojë për BE-në, tha Presidenti Stevo Pendarovski, duke komentuar deklaratën e Bullgarisë bashkangjitur konkluzioneve të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së.

“Nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas dhe gjuhën që flasim, të mos jetë maqedonase, atëherë nuk kemi nevojë për BE-në”, thotë Pendarovski në një intervistë për emisionin “360 gradë”.

Kreu i shtetit gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me mbledhjen e paralajmëruar të liderëve, ku tha se përveç çështjes së mbledhjes së Kuvendit duhet të flitet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare./Telegrafi/