Site icon Telegrafi

Pendarovski nënshkroi ligjin, patentë shoferët do të vlejnë deri në fund të vitit

Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues dhe afati për zëvendësimin e tyre do të jetë 31 dhjetor 2024.

Presidenti Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, e mirëpret vendimin e deputetëve të cilët sot i vendosën interesat e qytetarëve mbi politikën ditore dhe morën vendim për patentë shoferë.

Lexo po ashtu Miratohen ndryshimet ligjore, lejet e vozitjes me emrin e vjetër do të vlejnë deri në fund të vitit

Kuvendi sot pasdite me 90 vota “pro” miratoi ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për dhënien e patentë shoferëve të rinj me etiketën “Republika e Maqedonisë së Veriut” vazhdohet deri më 31 dhjetor 2024, në vend të mesnatës së sotme.

Exit mobile version