Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot realizoi takim me ambasadorin e Francës, Christian Thimonier.
Presidenti Pendarovski u shpreh i kënaqur nga zhvillimi i bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, me çka karakterizohen me miqësi dhe besim të ndërsjellë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës sheh vetëm miq dhe aleat në zbatimin e qëllimeve strategjike”, tha Pendarovski.
Presidenti tha se për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në pret edhe ndihmën e Republikës së Francës./Telegrafi/