Telegrafi

Pendarovski në takim me Kasamin: Të gjithë partitë politike të demonstrojnë përgjegjësi

Presidenti Stevo Pendarovski u takua sot me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Në takim u diskutoi për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë së Veiut. Presidenti Pendarovski theksoi nevojën që të gjitha subjektet politike, si nga qeveria dhe opozita, të drejtojnë aktivitetet e tyre në interes të arritjes së qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO si një parakusht i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm, prosperues dhe vendi i zhvilluar”, deklarojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Pendarovski theksoi se të gjitha subjektet relevante politike në Republikën e Maqedonisë Veriore në periudhën e ardhshme duhet të demonstrojnë përgjegjësi dhe të japin kontributin e tyre në zbatimin e agjendës së reformave, që është në interes të qytetarëve./Telegrafi/