Telegrafi

Pendarovski në takim me gjeneralin serb: Anëtarësimi në NATO është qëllim strategjik

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot e ka pritur në takim gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq.

Pendarovski në takim me Mojsilloviqin ka diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, sidomos në fushën e mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pendarovski e ka përshëndetur bashkëpunimin në mes ushtrive të të dy vendeve dhe pjesëmarrjen në iniciativa të përbashkëta rajonale dhe ka shprehur pritshmëri se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.

Në takim ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO është një ndër qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, që nga shpallja e pavarësisë dhe ka vlerësuar se kjo do të kontribuojë për stabilitet afatgjatë dhe sigurinë në rajon./Telegrafi/