Site icon Telegrafi

Pendarovski: Ndryshimet kushtetuese pres të ndodhin në fund të shtatorit

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ndodhet për një vizitë pune njëditore në Shqipëri, përkatësisht në bashkitë Pustec dhe Pogradec. Gjatë një deklaratë për shtyp nga Pusteci ai deklaroi se deri në fund të shtatorit pret të ndodhin ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

“Qëndrimet e dy grupeve në parlament për ndryshimet kushtetuese janë të qarta. Nuk ka ndryshuar deri tani. Procedura në Kuvend fillon nga e marta. Pres që në muajt e ardhshëm, theksoj qëllimisht disa muaj, të ketë bisedime intensive mes këtyre dy blloqeve, qeverisë dhe opozitës. Diplomatët e huaj janë një segment i veçantë, natyrisht, në të cilin më në fund do të mund të bindemi se ky është një moment strategjik që nuk duhet ta humbasim për të ardhmen e vendit, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet nesër apo pasnesër. Më lejoni t’i kthehem terminologjisë që po e them në afate kohore”, tha Pendarovski.

Exit mobile version