Site icon Telegrafi

Pendarovski-Meta: Nuk duam asgjë përveç anëtarësimit në BE

Kryetari i Maqedonisë dhe i Shqipërisë në mënyrë unanime u shprehën se për të dy shtetet nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pas dështimit të dy shteteve që të marrin datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, po përfolet për një partneriteti tjetër e BE-së me dy vendet, dhe këtë e përmendi edhe kryetari i Francës, Emmanuel Macrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, ky opsion nuk pranohet nga të dyja shtetet. Pendarovskit sot ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri te homolugi i tij Ilir Meta dhe tha se Shkupi dhe Tirana duhet të vazhdojnë drejt rrugës evropiane.

“Është dashur që të dyja shtetet është dashur të nisen bisedimet për anëtarësim. Ne shpenzuam shumë kohë për miqtë tanë evropianë, që t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm për nisje të një procesi që do të zgjasë me vite. Bëhet fjalë për një proces të gjatë në të cilën ka mjaftueshëm kohë që t’i zbatojmë standardet evropiane”, tha Pendarovski.

Lexo po ashtu Pendarovski propozon Samit të jashtëzakonshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Partitë politike duhet të vazhdojmë me reformat, që më lehtë t’i bindin liderët evropiane se bisedimet do të sjellin stabilitet dhe prosperitet për gjithë rajonin.

Sipas kryetarit Ilir Meta, e ardhmja e dy shteteve është në familjen evropiane. Megjiahtë, të mos harrohen edhe refromat e brendshme.

“Ne do t’i forcojmë përpjekjet tona, si nga brenda ashtu edhe në bashkëpunim me BE-në, që të mund të marrin lajme pozitive sa më shpejt. Secila ide tjetër është e papranueshme për rajonin. Anëtarësimi në BE është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit”, tha kryetari Ilir Meta./Telegrafi/

Exit mobile version