Telegrafi

Pendarovski-Matarella: Është pranuar propozimi i Italisë që të hapet çështja e bisedimeve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut po qëndron për vizitë në Republikën e Italisë, ku u prit në mënyrë ceremoniale nga Presidenti Sergio Mattarella.

Të dy presidentët realizuan takim te-ta-tet me çka pasojë edhe takimi plenar me delegacionet zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.

Pendarovski shprehu falënderime presidentit italian për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Italia, për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë drejtim pala italiane informoi presidentin se është e pranueshme iniciativa e Italisë për takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të BE-së, në të cilën përsëri do të hapet çështja e fillimit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pendarovski shtoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE dhe NATO është në interes të sigurisë rajonale dhe prosperitetit./Telegrafi/