Site icon Telegrafi

Pendarovski-Marttella: Nevojitet reagim gjithëpërfshirës evropian për ballafaqim me efektet e krizës së Covid-19

Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të tij, i shprehu ngushëllimet e tij Presidentit Sergio Mattarella dhe qytetarëve të Republikës së Italisë për numrin e madh të vdekjeve dhe shprehu solidaritet me vendin, i cili është ndër më të goditurat nga pandemia e COVID-19.

Të dy presidentët shkëmbyen informacione për situatën në të dy vendet, në kontekstin e trajtimit të pasojave të pandemisë.

Presidenti Pendarovski informoi Presidentin Mattarella për masat dhe veprimet e ndërmarra nga autoritetet shtetërore për t’u marrë me krizën.

Në një bisedë telefonike, Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për një reagim gjithëpërfshirës evropian për ballafaqim me efektet e krizës, i cili përveç parandalimit të përhapjes së virusit dhe sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse, duhet të përqendrohet edhe në mbështetjen e ekonomisë, biznesit dhe mbrojtjes së vendeve të punës të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version