Telegrafi

Pendarovski: Ka probleme, por presim përparim të komisionit me Bullgarinë

“Marrëveshjen me Bullgarinë e kemi arritur më lehtë, por në zbatim mund të kemi probleme. Në komisionin e historianëve ka ndikime politike, ndërsa rrethanat dhe ambienti nuk është si para 5-6 muajve”.

Kështu vlerësoi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në mbledhjen e sotme të Këshillit të ambasadorëve, ku dy ditë do të diskutohet dhe do të ndërtohen drejtime për europerspektivën e vendit.

“Jemi të vendosur që në këtë angazhim t’i japim shtytje politike punës së komisionit dhe të mundësojmë nga ana e ynë ambient për punën e tij produktive. Këtë e presim edhe nga Sofja”, porositi presidenti i shtetit Pendarovski dhe tha se nuk shikon shkak strategjik, as politiko-ditor që komisioni të mos ketë përparim.

“Por, ne do të krijojmë ambient që ai të ketë sukses. Nuk guxojmë të lëshojmë diçka në ato negociata, të cilat janë shumë të rëndësishme. Atë që duhet ta nënshkruajmë, duhet të zgjat, nuk na duhet ad-hoc zgjidhje, e cila nuk do të qëndrojë. Duhet fuqimisht të mbetemi në interesat strategjike të vendit, e për këtë kreu shtetëror ka qëndrim të përbashkët”, tha Pendarovski.

Sipas tij, në punën e komisionit të përbashkët të historianëve po ndodhin ndikime politike të cilët e ngadalësojnë punën e tij.

“Fuqimisht të qëndrojmë edhe si politikanë, edhe si diplomatë në pozitën e interesave strategjike të vendit dhe të kombit në ato negociata, të cilat janë tejet të rëndësishme”, deklaroi Pendarovski, me këtë rast duke shfaqur shpresë se takimi i ardhshëm i komisionit në shtator do të jetë produktiv./Telegrafi/