Telegrafi

Pendarovski: Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%

Kryetari Stevo Pendarovski në emisionin ‘200’ duke folur për regjistrimin e popullsisë tha se të drejtat në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të varen nga numrat.

“Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%”, tha Pendarovski duke thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka dy milionë banorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski tha se ai do të kërkojë nga të gjithë partitë politike në pushtet dhe opozitë që edhe të mos shohin numrat 3% apo 5% por të drejtat të garantohen.

“Të drejtat duhet të garantohen pavarësisht numrit. Atëherë mund të flasim për përmirësim të gjendjes”, tha mes tjerash Pendarovski./Telegrafi/