Site icon Telegrafi

Pendarovski: Gruevski është ende në Budapest, por ndryshimet në Kodin Penal ishin të mira për Milloshoskin, Janakieski, Janushev dhe zyrtarë të tjerë të OBRM-PDUKM-së

Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar dekretin e nënshkruar për ndryshimet në Kodin Penal dhe akuzat e opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Opozita më akuzon se me nënshkrimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Penal i kam kërkuar LSDM-së dhe BDI-së për mbështetje për mandatin e dytë dhe se ndryshimet në Kodin Penal i referohen zyrtarëve aktualë, të cilët nuk do të mbajnë përgjegjësi kur nuk janë në pushtet sepse do të jetë neni 353″, theksoi në emisionin “ClickPlus” Pendarovski.

Por nëse është kështu, shtoi ai, le të shpjegojnë se si ndryshimet, pra neni 353 i përmendur shpesh, i përfshinë edhe zyrtarët e OBRM-PDUKM-së si Antonio Milloshoski, Igor Janushev, Mile Janakieski, Dimitar Dimovski.

Ai theksoi se ka pretendime se po bëhen ndryshime në Kodin Penal për amnistinë e ish-kryeministrit Gruevski dhe kthimin e tij në vend, por tashmë ka kaluar një muaj e gjysmë dhe Gruevski ndodhet në Budapest.

“Opozita mundësoi të ketë kuorum për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal dhe ato janë të fundit të cilët që mund të komentojnë për këtë çështje”, shtoi presidenti Pendarovski.

Pendarovski foli edhe për vjetërsinë e lëndëve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, duhet të zbulohet se pse kjo ndodh kështu./Telegrafi/

 

Exit mobile version