Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti i vendit Stevo Pendarovski, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme në vend do të vazhdojë edhe për 14 ditë të tjera duke filluar nga 17 maji.
Pendarovski tha se propozimi i Qeverisë është i arsyeshëm, në lidhje me vazhidimin e gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në mbledhje kryeministri Spasovski referoi për 30 ditët e fundit dhe shpjegoi kërkesën e qeverisë për shpalljen e sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë. Pas konsultimeve që kam pasur ditëve të fundit me ekspertët e shumë fushave dhe me këshilltarët në Kabinet, si dhe rreth asaj çfarë u tha në seancë kam vendosur të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme që do të zgjasë vetëm 14 ditë”, tha Pendarovski.
Ndryshe, vendimi i parë për gjendje të jashtëzakonshme u shpall më 18 mars, për shkak të gjendjes me coronavirusin.
Pas 30 ditëve të para, Pendarovski sërish më 16 prill shpalli gjendje të jashtëzakonshme prej 30 ditëve./Telegrafi/