Site icon Telegrafi

Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për tetë ditë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, informon se ka marrë vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë shtetit.

Pendarovski nëprmjet një postimi në Facebook thotë se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet edhe për tetë ditë tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Sonte kam sjellë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë shtetit, pas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në kohëzgjatje prej tetë ditëve, duke filluar prej sot (15 deri 22 qershor”, shkruan Pendarovski.

Ai thotë se ky vendim është sjellë me qëllim që të vazhdojë përgatitja e zgjedhjeve.

Theksojmë se zgjedhjet e parakohshme kuvendare do të mbahen më 15 korrik, pas konsensusit të partive politike./Telegrafi/

Exit mobile version