Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook iu është kundërpërgjigjur ministritë të Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me blerjen e vaksinave kundër coronavirusit.
Presidenti shkruan se janë të rënda kur qytetarët marrin kujdes shëndetësorë jashtë vendit, dhe atë nuk arrijnë ta marrin në vendin e tyre.
“Jam plotësisht dakord me deklaratën e Ministrit Filipçe se fotografitë nga Serbia fundjavën e kaluar janë shprehje e solidaritetit, por është solidaritet që shteti i Serbisë ua ka treguar dhjetëra mijëra qytetarëve tanë.
Sidoqoftë, janë të rënda ato fotografi të qytetarëve tanë që kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit, pasi atë nuk e marrin në vendin e tyre, janë për tu vlerësuar.
Sa i përket procesit të prokurimit të vaksinave, jam jashtëzakonisht i befasuar që Ministri Filipçe nuk e përmend me vetëdije faktin se kontaktet fillestare me kompanitë më të mëdha farmaceutike, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ishin bërë përmes kabinetit tim dhe që atëherë deri më sot jam të përfshirë në mënyrë aktive përmes kanaleve diplomatike në procesin e prokurimit të vaksinave, që përndryshe është kompetencë kryesore e Ministrit të Shëndetësisë”, shkruan Presidenti Stevo Pendarovski./Telegrafi/