Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Telma” tha se zhvillimet me gjendjen e coronavirusit dhe situatës aktuale mund të ndryshojë pikëpamjen se nuk ka nevojë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
“Situata e sotme mund të ndryshojë diçka për qëndrimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Për herë të parë, kemi potencial për përhapjen e virusit në Shkup. Ne duhet të mendojmë seriozisht për vendosjen forcave shtesë. Shumë njerëz mendojnë se kjo në vetvete zgjidh problemin. Vlerësimi i përgjithshëm është se masat aktuale ishin të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen.
Nga sot po hyjmë në një situatë më serioze, nga dje e deri më sot pothuajse kemi dyfishuar numrin”, paralajmëroi Pendarovski.
Pendarovski gjithashtu tha se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill dhe se nuk dihet se kur do të ketë./Telegrafi/