Site icon Telegrafi

Pendarovski e Van der Bellen bisedojnë për gjendjen aktuale me Covid-19

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen.

Gjatë bisedës janë shkëmbyer informata për gjendjen aktuale në të dy vendet, në kontekst të ballafaqimit me pasojat nga përhapja e Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski ka njoftuar presidentin austriak për masat që autoritetet i kanë ndërmarrë në menaxhimin me pandeminë, duke përfshirë këtu edhe shpalljen e sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme në 30 ditët e ardhshme.

Nga ana tjetër presidenti austriak Va der Bellen ka përcjell përvojën austriake dhe masat që ky shtet ka ndërmarr në ballafaqimin me Covid-19./Telegrafi/

Exit mobile version