Site icon Telegrafi

Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrim

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e ka nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Dekreti, siç informojnë nga Kabineti i Pendarvoskit është nënshkruar pas konsultimeve me ekspertë juridik.

Pendarovski pret që procesi i realizimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e marra të jenë të dobishme për zhvillimin e përgjithshëm me çka do të mundësohet formulimi i strategjive afatgjata në pjesët vitale të vendit.

Kuvendi më 21 janar me 62 vota “pro”, pa “abstenime” dhe asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Regjistrimi do të realizohet në periudhën prej 1 deri më 21 prill të vitit 2021.

Exit mobile version