Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nëpërmjet një stausi në FAcebook ka bërë të ditur se ka dërguar ushtrinë në Dibër dhe Qendër Zhupë për të mbështetur vetëqeverisjen lokale dhe për të mbështetur sigurimin e kufirit me Shqipërinë për shkak të coronavirusit.
Ai thotë se ushtarët do të koordinojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpubnojnë me pushtetin vendor në Dibër dhe Qendër Zhupë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam marrë vendim për të vendosur Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendër Zhupë dhe për të mbështetur forcat policore të Ministrisë së Brendshme në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e komunës së Dibrës. Vendimi u mor për të parandaluar përhapjen e virusit COVID19 dhe për të hequr pasojat e epidemisë, pas deklarimit të një krize në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë”.
“Njësitë e Ushtrisë do të koordinojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në Qendër Zhupë, policinë, Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe institucionet e tjera shtetërore të përfshira në trajtimin e krizës”, shkruan Pendarovski./Telegrafi/