Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sonte ka folur për ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe për reagimet në opinion pas nënshkrimit të Dekretit për publikimin e ligjit.
Presidenti Pendarovski theksoi se është e papranueshme në një shtet demokratik që një proces të zgjasë 10 e më shumë vjet.
“Mendoj që njerëzit që nuk e kanë gjykuar “Magjar Telekom” për 12 vjet, njerëzit që nuk i kanë gjykuar këto raste të tjera për tetë vjet, duhet të nxirren me emër. Pra, problemi nuk është te ligji, është te materiali njerëzor”, theksoi presidenti Pendarovski.
Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski iu referua punës së Këshillit Gjyqësor, detyra e të cilit është të sanksionojë gjyqtarët për të cilët konstatohet se zvarritin proceset gjyqësore.
“Gjyqtarët që kanë vendosur të mos gjykojnë, e Këshilli Gjyqësor nuk i dënon, nuk i disiplinon, nuk i distancon nga gjykimi, pse nuk janë në sallë?!”, tha presidenti Pendarovski në intervistën e sonte për “Kanal5”./Telegrafi/