Telegrafi

Pendarovski dhe Milanoviq diskutuan për procesin e skriningut me BE-në dhe mbështetjen nga Kroacia

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim konstruktiv, tha presidenti Stveo Pendarovski në takimin me presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili u zhvillua në kuadër të Forumit për Dialog të Prespës.

Nga Kabineti i Presidentit njoftojnë se në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme mes dy vendeve, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe shumëpalësh, për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, situatën në rajon dhe agresioni rus kundër Ukrainës.

“Presidenti Pendarovski e informoi presidentin Milanoviq për ecurinë e procesit të skriningut me Bashkimin Evropian dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme kroate për anëtarësimin tonë në BE”, njoftojnë nga atje./Telegrafi/