Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dënuar sulmin e sotëm kundër sekretarit të klubit të komunitetit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.
Presidenti kërkon kërkon hetim të shpejtë për të zbuluar autorët e këtij sulmi.
“Dënoj sulmin ndaj sekretarit të klubit të komunitetit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.
U bëj thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të plotë, me përgjegjësi dhe sanksione të duhura për autorët”, shkruan Pendarovski në Facebook./Telegrafi/