Site icon Telegrafi

Pendarovski demanton Prokurorinë: Kërkojmë zbardhjen e plotë të rastit “Haraçi”

Kabineti i presidentit të Maqedonisës së Veriut Stevo Pendarovski, ka reaguar ndaj deklaratave të Prokurorisë Themelore Publike, prej ku thanë se politikanët nuk duhet të përzihen në punën e institucioneve.

Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se presidenti në fjalimin e tij gjatë konferencës së djeshme në asnjë moment nuk ka bërë diskreditimin e Prokurorisë Publike dhe as që ka për qëllim të sulmoj institucionet kompetente dhe të përzihet në procedurat penale të cilat janë në rrjedhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Prokuroria reagon ndaj deklaratave të Pendarovskit për rastin “Haraçi”

“Pendarovski në fjalimin e tij ka shprehur mbështetjen e plotë për institucionet kompetente, e posaçërisht për Prokurorinë dhe gjykatën dhe ka nënvizuar se do të bëj çmos që t’i mbroj nga presionet eventuale gjatë zbatimit të hetimit dhe zbardhjen e plotë të rastit “Haraçi””, thuhet në reagim.

Ata shtojnë se është e nevojshme që sa më parë të zgjidhet rasti “Haraçi”./Telegrafi/

Exit mobile version