Site icon Telegrafi

Pendarovski: Me Bullgarinë duhet të definojmë se çfarë janë çështjet politike dhe historike

“Pas bllokimit nga ana e Bullgarisë, ne do të rinovojmë propozimin për të përfshirë disa ekspertë në Komisionin e historianëve, por edhe të bëhet dallim se çfarë është kriter historik dhe çfarë është kriter historik për hyrje në BE”.

Këtë e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e tij në Kanal 5.

Sipas Pendarovskit, dëshirojnë të vazhdojnë me negociatat për anëtarësim por se duhet që të bëhet dallimi se çfarë është histori dhe çfarë është politikë në kërkesat e Sofjes, përkatësisht Maqedonia e Veriut të dihet nëse Maqedonia nuk i ka përmbushur kushtet për anëtarësim për shkak të çështjeve politike ose atyre historike.

“Nëse kërkoni të bisedohet për sundim të së drejtës, na jepni të bisedojmë për atë, për lirinë e mediave, administratë profesionale, luftimin e korrupsionit… ne jemi këtu. Këto janë kriteret për anëtarësim në BE. Nëse kërkoni të bisedohet për histori, në rregullt, kemi komision historik, le të punojnë historianët atje. Megjithatë, nuk duhet të jetë kusht për anëtarësim në organizatë politike e krijuar në vitin 1957”, tha Pendarovski.

Pendarovski theksoi se Bullgaria ka votuar “për” në mars, ndërsa në dhjetor ka qenë “kundër” bisedimeve për anëtarësim.

“Në dhjetor të gjitha 26 vendet anëtare gjatë votimin mbetën duarkryq. Askush nuk u pajtua me Bullgarinë, por të gjithë na thonin se duhet të ktë konsensus të plotë edhe për fillim edhe për hyrje. Ky është realiteti dhe ne duhet ta themi atë”, deklaroi Pendarovski.

Ai shtoi se kompromis do të ketë, por nuk duhet se cili do të jetë dhe se kjo mbetet të shihet. Sipas tij, qëndrimi bullgar për bllokim nuk mund të qëndrojë gjatë./Telegrafi/

Exit mobile version