Site icon Telegrafi

Pendarovski-Boshkovski: Të gatshëm të ndihmojmë vendin në rrugën drejt BE-së

Kryetari i partisë “Të bashkuar për Maqedoni”, Lube Boshkovski sot pati një takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në takim ata kanë diskutuar për integrimin euro-atlantik të vendit dhe për modelin zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.

Nga partia “Të bashkuar për Maqedoni” njoftojnë se në takim presidenti Pendarovski është njoftuar se si një parti e qendrës së djathtë, ata janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në rrugën drejt integrimit përmes lidhjeve të tyre me të djathtën evropiane.

Exit mobile version