Site icon Telegrafi

Pendarovski-Borisov: Marrëveshja e miqësisë ka sjell dinamikë pozitive në marrëdhëniet në mes dy vendeve

Stevo Pendarovski priti sot kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, ata shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale midis dy vendeve, duke konkluduar se Maqedonia dhe Bullgaria janë të përkushtuara për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe promovimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Kryesia e përbashkët e procesit të Berlinit, u tha në takim, është një mundësi e shkëlqyeshme për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe një rol më të fortë të të dy vendeve në çështjet rajonale.

Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka sjellë dinamikë pozitive në marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale, dhe me nënshkrimin e saj në vitin 2017 të dy vendet vendosën një shembull pozitiv për tejkalimin e çështjeve të tjera të hapura në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version