Miqësia dhe përparimi i marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe përpjekjet e bëra franceze për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit me Bashkimin Evropian, ishin theksuar në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe sekretares shtetërore për Evropë të Republikës Franceze, Lawrence Boone.
Presidenti Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut intensiv politik, është falënderuar për mbështetjen nga Franca në kuptim të integrimeve tona evropiane, si dhe fokusin në bashkëpunimin dypalësh, me çka është përshëndetur nënshkrimi i marrëveshjes para pak kohësh për përforcimin e bashkëpunimit në mbrojtje.
Ata biseduan edhe për negociatat e vendit për anëtarësim në BE, procesin aktual të skriningut, si dhe për fazat e ardhshme të cilat duhet të kompletohen si pjesë e procesit për bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.