Stevo Pendarovski sot dha betimin në Kuvend, me çka e merr postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Deklaroj se funksionin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta kryejë me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Pendarovski.
Stevo Pendarovski përshëndeti të gjithë mysafirët e pranishëm në fjalimin e tij në Kuvend si president i ri i vendit.
“Ndarjet zvogëlojnë potencialin tonë për zhvillim. Nuk ekziston një vend i tillë i vogël në Evropë që është aq i ndarë. Publikisht angazhoj veten për të qenë president i të gjithëve, si ata që votuan për mua edhe për ata që votuan për kundërshtarët dhe ata që nuk votuan”, tha Pendarovski në fjalimin solemn.
Pendarovski tha se do të ofrojë një model për konsensus më të gjerë.
“Do të ofroj model për konsensus më të gjerë. Do të angazhohem në përpjekje diplomatike, veçanërisht në anëtarësimin në NATO dhe BE. Gjithashtu mendoj në marrëdhëniet ndëretnike dhe komuniteteve. Zero Tolerancë për korrupsion dhe nepotizëm. Pushteti, opozita dhe sektori i biznesit duhet të punojnë së bashku”, tha Pendarovski.
Në Kuvend gjatë betimit të Pendarovskit ishin prezent edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i Shqipërisë Ilir Meta, dhe presidenti serb dhe bullgar.
Edhe ish-presidentët nuk e lanë pa ardhë, Branko Cërvenkovski, Gjorge Ivanov dhe shoqja e Boris Trajkovskit ishin në rendin e parë në Kuvend. /Telegrafi/