Në dy vitet e fundit, për shkak të pandemisë, ndërsa tani edhe më shumë për shkak të situatës në Ukrainë, ne, por edhe në përgjithësi Evropa, po përballemi me krizën ekonomike dhe energjetike, goditje të çmimeve dhe inflacion. Por, edhe në kushte të këtilla kaq komplekse, institucionet shtetërore funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, me çfarë e justifikojnë besimin e qytetarëve. Udhëheqës në këtë drejtim është Banka Popullore e cila ka udhëhequr dhe udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjitha këtyre krizave, me çfarë u dërgon sinjale faktorëve ekonomikë, ndërsa kjo ka një ndikim stabilizues lidhur me gjendjen në treg dhe lëvizjet inflacioniste, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e mbrëmshëm në Akademinë solemne me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë monetare.
Duke shprehur pritjen se Banka Botërore do të vazhdojë ta ruajë pavarësinë e garantuar me Kushtetutë lidhur edhe me qendrat politike dhe ekonomike të fuqisë dhe në të ardhmen do të kontribuojë për ruajtjen e sistemit financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut, Pendarovski porositi se vetëm me politikë transparente dhe në mënyrë ekonomike mund të garantohet roli i sektorit financiar, të mbështetet ekonomia reale dhe të punohet në interes të qytetarëve.
Ai u përqendrua edhe në historinë, duke theksuar se ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm në përforcimin e themeleve të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Vitin e kaluar, përkujtoi vendi shënoi 30 vjet pavarësi, “por një aspekt krucial shtetformues pa të cilin do të ishte e pamundur përmbyllja e subjektivitetit ndërkombëtar-juridik të shtetit të ri, ishte pavarësia monetare”.
Sipas tij, puna e Bankës Popullore ndër vite aspak nuk ishte e thjeshtë, veçanërisht gjatë krizës së madhe financiare nga viti 2018, kur rreziqet për stabilitet financiar ishin dukshëm më të mëdha.
Presidenti tha edhe se një kohë të gjatë, për shkak të marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE, vendosja e Bankës Popullore nga aspekti i pavarësisë së saj ka qenë dhe është një lëndë e pandërprerë e vlerësimit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa, me vigjilencë ndiqet edhe nga Komisioni Evropian përmes raporteve të tij vjetore.