Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.
“Ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.
Angazhimi i saj i përjetshëm për t’i shërbyer popullit, përkushtimi dhe lidershipi edhe në momentet më të vështira do të jetë një frymëzim i qëndrueshëm për brezat e rinj”, shkruan Pendarovski në Facebook.
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet./Telegrafi/