Telegrafi

Pendarovski më 22 dhjetor do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvend

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski më 22 dhjetor do të mbajë fjalimin vjetor të fundvitit në në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski, siç tashmë u publikua në ueb faqen Kuvendit, do të mbajë fjalimin në kuadër të seancës së 56-të plenare.

Fjalimi pritet të fillojë në ora 12:00.

Pendarovski, si zakonisht, do të flasë për zhvillimet aktuale në periudhën e kaluar dhe pritjet për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, këtë vit ai do t’i drejtohet deputetëve në një klimë intensive politike, në një kohë kur po krijohet qeveria e re, ndërkohë që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa vendi sërish nuk mori dritën e gjelbër për të nisur negociatat me BE-në për shkak të vetos bullgare, me premtimin e Qeverisë së re në Sofje të Kirill Petkovit se procesi i zgjidhjes së kontestit do të përshpejtohet, por edhe përmendja e afatit prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë.