Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 18 dhjetor do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit.
Kjo është bërë e ditur nga agjenda e aktiviteteve kuvendare në web-faqen e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski do të mbajë fjalim në seancën e 122-të, dhe ky fjalim do të jetë i pari i tij si kryetar i shtetit./Telegrafi/